-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 11:1|
Ishte atëherë i sëmurë një farë Llazari nga Betania, fshati i Marisë dhe i Martës, motrës së saj.
-
2
|Juan 11:2|
Maria ishte ajo që e vajosi me vaj erëkëndëshëm Zotin dhe ia fshiu këmbët me flokët e saj; dhe vëllai i saj, Llazari, ishte i sëmurë.
-
3
|Juan 11:3|
Prandaj motrat i dërguan fjalë Jezusit: "Zot, ja, ai që ti e do shumë është i sëmurë'.
-
4
|Juan 11:4|
Dhe Jezusi si dëgjoi këto tha: "Kjo sëmundje nuk është për vdekje, po për lavdinë e Perëndisë, që nëpërmjet saj të përlëvdohet Biri i Perëndisë'.
-
5
|Juan 11:5|
Por Jezusi e donte Martën, motrën e saj dhe Llazarin.
-
6
|Juan 11:6|
Kur dëgjoi se Llazari ishte i sëmurë, qëndroi edhe dy ditë në vendin ku ishte.
-
7
|Juan 11:7|
Pastaj u tha dishepujve: "Të kthehemi përsëri në Jude'.
-
8
|Juan 11:8|
Dishepujt i thanë: "Mësues, pak më parë Judenjtë kërkonin të të vrisnin me gurë dhe ti po shkon përsëri atje?'.
-
9
|Juan 11:9|
Jezusi u përgjigj: "Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës? Kur dikush ecën ditën, nuk pengohet, sepse sheh dritën e kësaj bote,
-
10
|Juan 11:10|
por nëse dikush ecën natën, pengohet, sepse drita nuk është në të'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10