-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 11:11|
Mbasi i tha këto gjëra, shtoi: "Mikun tonë, Llazarin e ka zënë gjumi, por unë po shkoj ta zgjoj'.
-
12
|Juan 11:12|
Atëherë dishepujt e tij thanë: "Zot, po të flejë, do të shpëtojë'.
-
13
|Juan 11:13|
Por Jezusi u kishte folur për vdekjen e tij, kurse ata pandehnin se kishte folur për fjetjen e gjumit.
-
14
|Juan 11:14|
Atëherë Jezusi u tha atyre haptas: "Llazari ka vdekur.
-
15
|Juan 11:15|
Edhe unë gëzohem për ju që nuk isha atje, që të besoni; por le të shkojmë tek ai'.
-
16
|Juan 11:16|
Atëherë Thomai, i quajtur Binjaku, u tha bashkëdishepujve: "Të shkojmë edhe ne, që të vdesim me të'.
-
17
|Juan 11:17|
Kur arriti Jezusi, pra, gjeti që Llazari ishte që prej katër ditësh në varr.
-
18
|Juan 11:18|
Por Betania ishte rreth pesëmbëdhjetë stade larg Jeruzalemit.
-
19
|Juan 11:19|
Dhe shumë Judenj kishin ardhur te Marta dhe te Maria për t´i ngushëlluar për vëllanë e tyre.
-
20
|Juan 11:20|
Marta, pra, si e mori vesh se po vinte Jezusi, i doli përpara; kurse Maria ishte ulur në shtëpi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7