-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 14:1|
'Zemra juaj mos u trondittë; besoni në Perëndi dhe besoni edhe në mua!
-
2
|Juan 14:2|
Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa; përndryshe do t´ju thoja. Unë po shkoj t´ju përgatis një vend.
-
3
|Juan 14:3|
Dhe kur të shkoj e t´ju përgatis vendin, do të kthehem dhe do t´ju marr pranë meje, që aty ku jam unë, të jeni edhe ju.
-
4
|Juan 14:4|
Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën'.
-
5
|Juan 14:5|
Thomai i tha: "Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?'
-
6
|Juan 14:6|
Jezusi i tha: "Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.
-
7
|Juan 14:7|
Po të më kishit njohur, do të kishit njohur edhe Atin tim; qysh tani e njihni dhe e keni parë'.
-
8
|Juan 14:8|
Filipi i tha: "Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton'.
-
9
|Juan 14:9|
Jezusi i tha: "Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: "Na e trego Atin?".
-
10
|Juan 14:10|
A nuk beson se unë jam në Atin dhe se Ati është në mua? Fjalët që po ju them, nuk i them nga vetja. Ati që qëndron në mua, është ai që i bën veprat.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13