-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 5:1|
Pas këtyre ngjarjeve ishte një festë e Judenjve dhe Jezusi u ngjit në Jeruzalem.
-
2
|Juan 5:2|
Në Jeruzalem, afër portës së dhenve, është një pellg që në hebraisht quhet Betesda, dhe ka pesë portikë.
-
3
|Juan 5:3|
Nën to dergjeshin një numër i madh të lënguarish: të verbër, të çalë dhe të paralizuar, të cilët prisnin lëvizjen e ujit.
-
4
|Juan 5:4|
Sepse një engjëll, kohë pas kohe, zbriste në pellg dhe e lëvizte ujin; dhe i pari që hynte, mbasi uji ishte lëvizur, shërohej nga çfarëdo sëmundje që të kishte.
-
5
|Juan 5:5|
Aty ishte një njeri i lënguar prej tridhjetë e tetë vjetësh.
-
6
|Juan 5:6|
Jezusi, duke e parë shtrirë dhe duke ditur se prej shumë kohe ishte në atë gjendje, i tha: "A dëshiron të shërohesh?'.
-
7
|Juan 5:7|
I lënguari u përgjigj: "Zot, unë s´kam njeri që, kur lëviz uji, të më fusë në pellg; dhe, ndërsa unë po shkoj, një tjetër zbret para meje'.
-
8
|Juan 5:8|
Jezusi i tha: "Çohu, merr vigun tënd dhe ec!'.
-
9
|Juan 5:9|
Njeriu u shërua në çast, mori vigun e tij dhe eci. Atë ditë ishte e shtunë.
-
10
|Juan 5:10|
Prandaj Judenjtë i thanë atij që u shërua: "Éshtë e shtunë; nuk është e ligjshme për ty të ngresh vigun tënd!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7