-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 5:11|
Ai iu përgjigj atyre: "Ai që më shëroi më tha: "Merre vigun tënd dhe ec!"'.
-
12
|Juan 5:12|
Atëherë ata e pyetën: "Kush është ai njeri që të tha: "Merre vigun tënd dhe ec"?'.
-
13
|Juan 5:13|
Por ai që ishte shëruar nuk e dinte kush ishte, sepse Jezusi ishte larguar për shkak të turmës që ishte në atë vend.
-
14
|Juan 5:14|
Më vonë Jezusi e gjeti në tempull dhe i tha: "Ja, ti u shërove; mos mëkato më që të mos të të bëhet një gjë më e keqe'.
-
15
|Juan 5:15|
Ai njeri shkoi dhe u tregoi Judenjve se Jezusi ishte ai që e shëroi.
-
16
|Juan 5:16|
Për këtë Judenjtë e përndiqnin Jezusin dhe kërkonin ta vrisnin, sepse bënte këto gjëra të shtunave.
-
17
|Juan 5:17|
Por Jezusi u përgjigj atyre: "Im Atë vepron deri më tash, e edhe unë veproj'.
-
18
|Juan 5:18|
Për këtë Judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin, sepse jo vetëm se shkelte të shtunën, por edhe se thoshte se Perëndia ishte ati i vet, duke e barazuar veten me Perëndinë.
-
19
|Juan 5:19|
Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri.
-
20
|Juan 5:20|
Sepse Ati e do Birin dhe i dëfton gjithçka që bën vetë; dhe do t´i dëftojë vepra më të mëdha se këto, që të mrekulloheni.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7