-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 6:1|
Pas këtyre gjërave, Jezusi kaloi përtej detit të Galilesë, domethënë të Tiberiadës.
-
2
|Juan 6:2|
Dhe një turmë e madhe e ndiqte, sepse shikonte shenjat që ai bënte mbi të lënguarit.
-
3
|Juan 6:3|
Por Jezusi u ngjit mbi malin dhe atje u ul me dishepujt e tij.
-
4
|Juan 6:4|
Dhe Pashka, festa e Judenjve ishte afër.
-
5
|Juan 6:5|
Jezusi, pra, i ngriti sytë dhe, duke parë se një turmë e madhe po vinte tek ai, i tha Filipit: "Ku do të blejmë bukë që këta të mund të hanë?'.
-
6
|Juan 6:6|
Por ai e thoshte këtë për ta vënë në provë, sepse ai e dinte ç´do të bënte.
-
7
|Juan 6:7|
Filipi iu përgjigj: "Dyqind denarë bukë nuk do të mjaftojnë për ata, që secili prej tyre mund të ketë një copë'.
-
8
|Juan 6:8|
Andrea, i vëllai i Simon Pjetrit, një nga dishepujt e tij, i tha:
-
9
|Juan 6:9|
'Këtu është një djalosh që ka pesë bukë elbi dhe dy peshq të vegjël; por ç´janë këto për aq njerëz?'.
-
10
|Juan 6:10|
Dhe Jezusi tha: "Bëjini njerëzit të ulen!'. Por në atë vend kishte shumë bar. Njerëzit, pra, u ulën dhe ishin në numër rreth pesë mijë.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7