-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 6:11|
Pastaj Jezusi mori bukët dhe, pasi falenderoi, ua ndau dishepujve dhe dishepujt njerëzve të ulur; të njëjtën gjë bënë edhe me peshqit, aq sa deshën.
-
12
|Juan 6:12|
Dhe mbasi ata u ngopën, Jezusi u tha dishepujve të vet: "Mblidhni copat që tepruan, që të mos shkojë dëm asgjë'.
-
13
|Juan 6:13|
I mblodhën, pra, dhe mbushën dymbëdhjetë shporta me copa nga ato pesë bukë prej elbi që u tepruan atyre që kishin ngrënë.
-
14
|Juan 6:14|
Atëherë njerëzit, kur panë shenjën që bëri Jezusi, thanë: Me të vërtetë ky është profeti, që duhet të vijë në botë'.
-
15
|Juan 6:15|
Por Jezusi, duke ditur se po vinin ta kapnin për ta bërë mbret, u tërhoq përsëri mbi malin, fill i vetëm.
-
16
|Juan 6:16|
Kur u ngrys, dishepujt e tij zbritën drejt detit.
-
17
|Juan 6:17|
Hipën në barkë dhe shkuan përtej detit, drejt Kapernaumit; tashmë ishte errët dhe Jezusi ende nuk kishte ardhur tek ata.
-
18
|Juan 6:18|
Deti ishte i trazuar, sepse frynte një erë e fortë.
-
19
|Juan 6:19|
Dhe pasi kishin vozitur rreth njëzet e pesë ose tridhjetë stade, panë Jezusin që po ecte mbi det dhe po i afrohej barkës dhe patën frikë.
-
20
|Juan 6:20|
Por ai u tha atyre: "Jam unë, mos druani!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7