-
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Juan 6:31|
Etërit tanë hëngrën manën në shkretëtirë, siç është shkruar: "Ai u dha të hanë bukë nga qielli"'.
-
32
|Juan 6:32|
Atëherë Jezusi u tha atyre: "Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli.
-
33
|Juan 6:33|
Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës'.
-
34
|Juan 6:34|
Atëhere ata i thanë: "Zot, na jep gjithmonë atë bukë'.
-
35
|Juan 6:35|
Dhe Jezusi u tha atyre: "Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.
-
36
|Juan 6:36|
Por unë jua thashë: ju më keni parë, por nuk besoni.
-
37
|Juan 6:37|
Gjithçka që më jep Ati do të vijë tek unë; dhe atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë,
-
38
|Juan 6:38|
sepse unë kam zbritur nga qielli jo për të bërë vullnetin tim, por vullnetin e atij që më ka dërguar.
-
39
|Juan 6:39|
Ky është vullneti i Atit që më ka dërguar: që unë të mos humbas asgjë nga të gjitha ato që ai më ka dhënë, por t´i ringjall në ditën e fundit.
-
40
|Juan 6:40|
Ky, pra, është vullneti i atij që më ka dërguar: që kushdo që sheh Birin dhe beson në të, të ketë jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7