-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 3:1|
Midis farisenjve ishte një njeri me emrin Nikodem, një krer i Judenjve.
-
2
|Juan 3:2|
Ky erdhi natën te Jezusi dhe i tha: "Mësues, ne e dimë se ti je një mësues i ardhur nga Perëndia, sepse askush nuk mund të bëjë shenjat që bën ti, në qoftë se Perëndia nuk është me të'.
-
3
|Juan 3:3|
Jezusi iu përgjigj dhe tha: "Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë'.
-
4
|Juan 3:4|
Nikodemi i tha: "Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?'.
-
5
|Juan 3:5|
Jezusi u përgjigj: "Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë.
-
6
|Juan 3:6|
Ç´ka lindur nga mishi është mish; por ç´ka lindur nga Fryma është frymë.
-
7
|Juan 3:7|
Mos u mrrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".
-
8
|Juan 3:8|
Era fryn ku të dojë dhe ti ia dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen as ku po shkon; kështu është edhe çdo njëri që ka lindur nga Fryma'.
-
9
|Juan 3:9|
Nikodemi, duke u përgjigjur, i tha: "Si mund të ndodhin këto gjëra?'.
-
10
|Juan 3:10|
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Ti je mësuesi i Izraelit dhe nuk i ditke këto gjëra?
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7