-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 4:1|
Pra, kur Zoti mori vesh se farisenjtë kishin dëgjuar se Jezusi po bënte më shumë dishepuj dhe po pagëzonte më shumë se Gjoni
-
2
|Juan 4:2|
(ndonëse nuk pagëzonte Jezusi vetë, por dishepujt e tij),
-
3
|Juan 4:3|
e la Judenë dhe shkoi përsëri në Galile.
-
4
|Juan 4:4|
Por duhej të kalonte nëpër Samari.
-
5
|Juan 4:5|
Arriti, pra, në një qytet të Samarisë që quhej Sihar, afër tokës që Jakobi i kishte dhënë Jozefit, birit të vet.
-
6
|Juan 4:6|
Por aty ishte pusi i Jakobit. Dhe Jezusi, i lodhur nga udhëtimi, u ul pranë pusit; ishte rreth orës së gjashtë.
-
7
|Juan 4:7|
Një grua nga Samaria erdhi të nxjerrë ujë. Dhe Jezusi i tha: "Më jep të pi',
-
8
|Juan 4:8|
sepse dishepujt e vet kishin shkuar në qytet për të blerë ushqime.
-
9
|Juan 4:9|
Por gruaja samaritane i tha: "Po qysh, ti që je Jude kërkon të pish prej meje, që jam një grua samaritane?' (Sepse Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët).
-
10
|Juan 4:10|
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Po ta njihje ti dhuratën e Perëndisë dhe kush është ai që të thotë: "Më jep të pi!", ti vetë do të kërkoje nga ai dhe ai do të të jepte ujë të gjallë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7