-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 4:11|
Gruaja i tha: "Zot, ti nuk ke as kovë për të nxjerrë dhe pusi është i thellë; nga e ke, pra, atë ujë të gjallë?
-
12
|Juan 4:12|
Vallë je më i madh se Jakobi, ati ynë, qe na dha këtë pus dhe piu prej tij ai vetë, bijtë e tij dhe bagëtitë e tij?'.
-
13
|Juan 4:13|
Jezusi u përgjigj dhe i tha: "Kushdo që pi nga ky ujë, do të ketë përsëri etje,
-
14
|Juan 4:14|
por kush pi nga uji që do t´i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t´i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme'.
-
15
|Juan 4:15|
Gruaja i tha: "Zot, më jep këtë ujë, që unë të mos kem më etje dhe të mos vij këtu të nxjerr ujë!'.
-
16
|Juan 4:16|
Jezusi i tha: "Shko thirre burrin tënd dhe eja këtu'.
-
17
|Juan 4:17|
Gruaja u përgjigj dhe i tha: "Unë nuk kam burrë'. Jezusi i tha: "Mirë the: "Nuk kam burrë",
-
18
|Juan 4:18|
sepse ti kishe pesë burra dhe ky që ke tani nuk është burri yt; për këtë ke thënë të vërtetën!'.
-
19
|Juan 4:19|
Gruaja i tha: "Zot, po shoh se ti je një profet.
-
20
|Juan 4:20|
Etërit tanë adhuronin mbi këtë mal, dhe ju thoni se në Jeruzalem është vendi ku duhet të adhurojmë'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Gálatas 1-3