-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 17:1|
Jezusi tha këto gjëra, pastaj i ngriti sytë drejt qiellit dhe tha: "O Atë, ora ka ardhur, përlëvdo Birin tënd, që edhe Biri yt të të përlëvdojë,
-
2
|Juan 17:2|
sepse ti i ke dhënë pushtet mbi çdo mish, që t´u japë jetë të përjetshme të gjithë atyre që ti ia ke dhënë.
-
3
|Juan 17:3|
Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar.
-
4
|Juan 17:4|
Unë të kam përlëvduar mbi tokë; unë e kam kryer veprën që më ke dhënë të bëj.
-
5
|Juan 17:5|
Tani, pra, më përlëvdo, o Atë, pranë teje, me lavdinë që unë e kisha pranë teje para se të bëhej bota.
-
6
|Juan 17:6|
Unë ia kam dëftuar emrin tënd njerëzve që ti m´ike dhënë nga bota; ishin të tutë dhe ti m´ike dhënë; dhe ata e kanë zbatuar fjalën tënde.
-
7
|Juan 17:7|
Tani ata kanë njohur se të gjitha gjërat që ti më ke dhënë vijnë prej teje,
-
8
|Juan 17:8|
sepse ua kam dhënë atyre fjalët që ti më ke dhënë mua; dhe ata i kanë pranuar dhe kanë njohur se me të vërtetë unë dola nga ti, dhe kanë besuar se ti më ke dërguar.
-
9
|Juan 17:9|
Unë lutem për ta, nuk lutem për botën, po për ata që më ke dhënë, sepse janë të tutë.
-
10
|Juan 17:10|
Dhe të gjitha gjërat e mia janë të tuat, dhe gjërat e tua janë të miat; dhe unë jam përlëvduar në to.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10