-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 20:1|
Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri.
-
2
|Juan 20:2|
Atëherë rendi te Simon Pjetri dhe te dishepulli tjetër, të cilin Jezusi e donte, dhe u tha atyre: "E kanë hequr Zotin nga varri dhe nuk e dimë ku e vunë'.
-
3
|Juan 20:3|
Atëherë Pjetri dhe dishepulli tjetër dolën jashtë dhe u nisën për te varri.
-
4
|Juan 20:4|
Rendnin të dy bashkë, por dishepulli tjetër rendi përpara, më shpejt se Pjetri dhe arriti i pari te varri.
-
5
|Juan 20:5|
Dhe, si u përkul, pa pëlhurat prej liri që ishin në varr, por nuk hyri aty.
-
6
|Juan 20:6|
Arriti edhe Simon Pjetri që po e ndiqte, hyri në varr dhe pa pëlhurat prej liri që ishin përtokë,
-
7
|Juan 20:7|
dhe rizën, që qe vënë mbi kokën e Jezusit; ajo nuk ishte bashkë me pëlhurat, por ishte e palosur në një vend, veç.
-
8
|Juan 20:8|
Atëherë hyri edhe ai dishepull tjetër që kishte arritur i pari te varri, pa dhe besoi.
-
9
|Juan 20:9|
Ata në fakt, nuk e kishin kuptuar ende Shkrimin, sipas të cilit ai duhet të ringjallej së vdekurish.
-
10
|Juan 20:10|
Pastaj dishepujt u kthyen përsëri në shtëpi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 8-10