-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Juan 20:21|
Pastaj Jezusi u tha atyre përsëri: "Paqja me ju! Sikurse më ka dërguar mua Ati, ashtu unë po ju dërgoj ju'.
-
22
|Juan 20:22|
Dhe, si tha këto fjalë, hukati mbi ta dhe tha: "Merrni Frymën e Shenjtë!
-
23
|Juan 20:23|
Kujt do t´ia falni mëkatet, do t´i jenë falur, kujt do t´ia mbani, do t´i jenë mbajtur'.
-
24
|Juan 20:24|
Por Thomai, i quajtur Binjaku, një nga të dymbëdhjetët, nuk ishte me ta kur erdhi Jezusi.
-
25
|Juan 20:25|
Dishepujt e tjerë, pra, i thanë: "Kemi parë Zotin'. Por ai u tha atyre: "Po nuk e pashë në duart e tij shenjën e gozhdave, dhe po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdëve dhe dorën time në brinjën e tij, unë nuk do të besoj'.
-
26
|Juan 20:26|
Dhe tetë ditë më vonë, dishepujt ishin përsëri në shtëpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonëse dyert ishin të mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: "Paqja me ju!'.
-
27
|Juan 20:27|
Pastaj i tha Thomait: "Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time; dhe mos ji mosbesues, por besues!'.
-
28
|Juan 20:28|
Atëherë Thomai u përgjigj dhe i tha: "Zoti im dhe Perëndia im!'.
-
29
|Juan 20:29|
Jezusi i tha: "Sepse më ke parë, Thoma, ti ke besuar; lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar!'.
-
30
|Juan 20:30|
Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19