-
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Juan 18:1|
Mbasi i tha këto gjëra, Jezusi doli me dishepujt e vet dhe shkoi përtej përroit të Kedronit, ku ishte një kopsht, në të cilin hyri ai me dishepujt e tij.
-
2
|Juan 18:2|
Dhe Juda, i cili po e tradhtonte, e njihte edhe ai atë vend, sepse shpesh herë Jezusi tërhiqej atje me dishepujt e tij.
-
3
|Juan 18:3|
Atëherë Juda mori një grup ushtarësh dhe rojat e dërguara nga krerët e priftërinjve dhe nga farisenjtë, erdhi atje me fenerë, pishtarë dhe me armë.
-
4
|Juan 18:4|
Atëherë Jezusi, duke ditur gjithçka që do t´i ndodhte, doli dhe i pyeti: "Kë kërkoni?'.
-
5
|Juan 18:5|
Ata iu përgjigjën: "Jezusin Nazareas'. Jezusi u tha atyre: "Unë jam!'. Por Juda, që po e tradhtonte, ishte edhe ai me ta.
-
6
|Juan 18:6|
Sapo ai u tha atyre: "Unë jam', ata u zmbrapsën dhe ranë për dhe.
-
7
|Juan 18:7|
Atëherë Jezusi i pyeti përsëri: "Kë kërkoni?'. Ata thanë: "Jezusin Nazareas'.
-
8
|Juan 18:8|
Jezusi u përgjigj: "Ju kam thënë se unë jam; prandaj nëse më kërkoni mua, i lini këta të shkojnë';
-
9
|Juan 18:9|
që të përmbushej fjala që kishte thënë: "Nuk kam humbur asnjë nga ata që më ke dhënë'.
-
10
|Juan 18:10|
Atëherë Simon Pjetri, që kishte një shpatë, e nxori, i ra shërbëtorit të kryepriftit dhe ia preu veshin e djathtë; dhe ai shërbëtor quhej Malk.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 17-19