- 
			
				
- 
									
   Bibla Shqiptare									 - 
									
									 
- 
									
									31
									 
									 
									|Juan 4:31|
									Ndërkaq dishepujt e vet po i luteshin duke thënë: "Mësues, ha'.									
									    
								 
- 
									
									32
									 
									 
									|Juan 4:32|
									Por ai u tha atyre: "Unë kam një ushqim për të ngrënë të cilin ju s´e njihni'.									
									    
								 
- 
									
									33
									 
									 
									|Juan 4:33|
									Prandaj dishepujt i thonin njëri-tjetrit: "Mos i solli vallë dikush për të ngrënë?'.									
									    
								 
- 
									
									34
									 
									 
									|Juan 4:34|
									Jezusi u tha atyre: "Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.									
									    
								 
- 
									
									35
									 
									 
									|Juan 4:35|
									A nuk thoni ju se ka edhe katër muaj dhe vjen korrja? Ja, unë po ju them: Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.									
									    
								 
- 
									
									36
									 
									 
									|Juan 4:36|
									Korrësi e merr shpërblimin dhe mbledh frytin për jetën e përjetshme, që mbjellësi dhe korrësi të gëzohen sëbashku.									
									    
								 
- 
									
									37
									 
									 
									|Juan 4:37|
									Sepse në këtë vërtetohet e thëna: "Një mbjell e tjetri korr".									
									    
								 
- 
									
									38
									 
									 
									|Juan 4:38|
									Unë ju dërgova të korrni atë për të cilin ju nuk u munduat; të tjerët u munduan dhe ju hytë në mundimin e tyre'.									
									    
								 
- 
									
									39
									 
									 
									|Juan 4:39|
									Dhe shumë Samaritanë nga ai qytet besuan në të, për shkak të fjalës së gruas që dëshmoi: "Ai më tregoi gjithçka kam bërë'.									
									    
								 
- 
									
									40
									 
									 
									|Juan 4:40|
									Por kur Samaritanët erdhën tek ai, e lutën të qëndrojë me ta; dhe ai ndenji aty dy ditë.									
									    
								 
 - 
									
 - 
				
Sugerencias
 

Haga clic para leer Juan 16-18