-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Juan 11:21|
Marta i tha Jezusit: "Zot, po të ishe këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur,
-
22
|Juan 11:22|
por edhe tani e di se të gjitha ato që ti i kërkon Perëndisë, Perëndia do të t´i japë'.
-
23
|Juan 11:23|
Jezusi i tha: "Yt vëlla do të ringjallet'.
-
24
|Juan 11:24|
Marta i tha: "E di se do të ringjallet, në ringjallje, ditën e fundit'.
-
25
|Juan 11:25|
Jezusi i tha: "Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë.
-
26
|Juan 11:26|
Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. A e beson këtë?'.
-
27
|Juan 11:27|
Ajo i tha: "Po, Zot, unë besoj se ti je Krishti, Biri i Perëndisë, që duhet të vinte në botë'
-
28
|Juan 11:28|
Dhe, si tha kështu, shkoi të thërrasë fshehtas Marinë, motrën e saj, duke thënë: "Mësuesi është këtu dhe po të thërret'.
-
29
|Juan 11:29|
Posa e dëgjoi, ajo u çua me nxitim dhe erdhi tek ai.
-
30
|Juan 11:30|
Por Jezusi ende nuk kishte arritur në fshat, por ndodhej në vendin ku Marta e kishte takuar.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13