-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Juan 11:41|
Atëherë ata e hoqën gurin prej vendit ku ishte shtrirë i vdekuri. Dhe Jezusi i ngriti sytë lart dhe tha: "O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar.
-
42
|Juan 11:42|
Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon, por i kam thënë këto për turmën që është përreth, që të besojnë se ti më ke dërguar'.
-
43
|Juan 11:43|
Dhe, mbasi tha këto, thirri me zë të lartë: "Llazar, eja jashtë!'.
-
44
|Juan 11:44|
Atëherë i vdekuri doli, me duart e këmbët të lidhura me rripa pëlhure dhe me fytyrën të mbështjellë në një rizë. Jezusi u tha atyre: "Zgjidheni dhe lëreni të shkojë!'.
-
45
|Juan 11:45|
Atëherë shumë nga Judenjtë, që kishin ardhur te Maria dhe kishin parë gjithçka kishte bërë Jezusi, besuan në të.
-
46
|Juan 11:46|
Por disa nga ata shkuan te farisenjtë dhe u treguan atyre ç´kishte bërë Jezusi.
-
47
|Juan 11:47|
Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: "Ç´të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja.
-
48
|Juan 11:48|
Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë'.
-
49
|Juan 11:49|
Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: "Ju nuk kuptoni asgjë;
-
50
|Juan 11:50|
dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7