-
-
Bibla Shqiptare
-
-
51
|Juan 11:51|
Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin,
-
52
|Juan 11:52|
dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t´i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.
-
53
|Juan 11:53|
Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin.
-
54
|Juan 11:54|
Për këtë arsye Jezusi nuk ecte më haptasi midis Judenjve, por u tërhoq në një krahinë afër shkretëtirës, në një qytet që quhej Efraim dhe aty rrinte me dishepujt e tij.
-
55
|Juan 11:55|
Dhe Pashka e Judenjve ishte afër dhe shumë veta nga ajo krahinë u ngjitën në Jeruzalem përpara Pashkës për t´u pastruar.
-
56
|Juan 11:56|
E kërkonin, pra, Jezusin dhe, duke qëndruar në tempull, thoshnin në mes tyre: "Si ju duket juve? A do të vijë ai për festë?'.
-
57
|Juan 11:57|
Krerët e priftërinjve dhe farisenjtë kishin dhënë urdhër që, po ta dinte ndokush se ku ishte ai, të sinjalizonte që ta kapnin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 4-5