-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 9:11|
Ai u përgjigj dhe tha: "Një njeri, që quhet Jezus, ka bërë baltë, m´ileu sytë dhe më tha: "Shko te pellgu i Siloamit dhe lahu". Dhe unë shkova atje, u lava dhe m´u kthye drita e syve'.
-
12
|Juan 9:12|
Dhe ata i thanë: "Ku është ai?'. Ai u përgjigj: "Nuk e di'.
-
13
|Juan 9:13|
Atëherë ata e çuan te farisenjtë atë që më parë kishte qenë i verbër.
-
14
|Juan 9:14|
Dhe ishte e shtunë kur Jezusi bëri baltën dhe ia hapi sytë.
-
15
|Juan 9:15|
Edhe farisenjtë, pra, e pyesnin përsëri si e fitoi dritën e syve. Dhe ai u tha atyre: "Më vuri baltë mbi sy, u lava dhe shoh'.
-
16
|Juan 9:16|
Atëherë disa farisenj thanë: "Ky njeri nuk është nga Perëndia, sepse nuk e respekton të shtunën!'. Të tjerë thoshnin: "Si mund të kryejë shenja të tilla një njeri mëkatar?'. Dhe kishte përçarje midis tyre.
-
17
|Juan 9:17|
E pyetën, pra, përsëri të verbrin: "Po ti, ç´thua për atë për faktin që t´i ka hapur sytë?'. Ai tha: "Éshtë një profet'.
-
18
|Juan 9:18|
Por Judenjtë nuk besuan se ai kishte qenë i verbër dhe se kishte fituar dritën e syve, derisa thirrën prindërit e atij që kishte fituar dritën e syve.
-
19
|Juan 9:19|
Dhe i pyetën ata: "A është ky djali juaj, për të cilin ju thoni se ka lindur i verbër? Vallë si sheh tani?'.
-
20
|Juan 9:20|
Prindërit e tij, duke u përgjigjur atyre, thanë: "E dimë se ky është djali ynë dhe se ka lindur i verbër,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40