-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Juan 8:21|
Jezusi, pra, u tha atyre përsëri: "Unë po shkoj dhe ju do të më kërkoni, dhe do të vdisni në mëkatin tuaj. Atje ku shkoj unë, ju nuk mund të vini'.
-
22
|Juan 8:22|
Prandaj Judenjtë thoshnin: "Mos don të vrasë veten, sepse thotë: "Ku shkoj unë, ju nuk mund të vini"?'.
-
23
|Juan 8:23|
Dhe ai u tha atyre: "Ju jeni nga këtu poshtë, kurse unë jam nga atje lart; ju jeni prej kësaj bote, unë nuk jam prej kësaj bote.
-
24
|Juan 8:24|
Prandaj ju thashë se ju do të vdisni në mëkatet tuaja, sepse po të mos besoni se unë jam, ju do të vdisni në mëkatet tuaja'.
-
25
|Juan 8:25|
Atëherë ata i thanë: "Kush je ti?'. Dhe Jezusi u tha atyre: "Pikërisht atë që ju thashë.
-
26
|Juan 8:26|
Shumë gjëra kam për të thënë e për të gjykuar lidhur me ju; por ai që më ka dërguar është i vërtetë dhe gjërat që kam dëgjuar nga ai, ia them botës'.
-
27
|Juan 8:27|
Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin.
-
28
|Juan 8:28|
Atëherë Jezusi u tha atyre: "Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.
-
29
|Juan 8:29|
Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s´më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë'.
-
30
|Juan 8:30|
Ndërsa ai thoshte këto gjëra, shumë veta besuan në të.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Corintios 5-7