-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Juan 21:11|
Simon Pjetri hipi përsëri në barkë dhe nxori në tokë rrjetën, plot me peshq të mëdhenj, njëqind e pesëdhjetë e tre; dhe, megjithse ishin aq shumë, rrjeta nuk u shqye.
-
12
|Juan 21:12|
Jezusi u tha atyre: "Ejani të hani mëngjes'. Por asnjë nga dishepujt nuk guxonte ta pyeste: "Kush je?', duke ditur se ishte Zoti.
-
13
|Juan 21:13|
Atëherë Jezusi erdhi, mori bukë dhe ua dha atyre; po kështu edhe peshkun.
-
14
|Juan 21:14|
Kjo ishte e treta herë që Jezusi iu shfaq dishepujve të vet, mbasi ishte ringjallur së vdekuri.
-
15
|Juan 21:15|
Mbasi kishin ngrënë, Jezusi i tha Simon Pjetrit: "Simon nga Jona, a më do ti mua më shumë se këta?'. Iu përgjigj: "Po, Zot, ti e di se unë të dua'. Jezusi i tha: "Kulloti qengjat e mi!'.
-
16
|Juan 21:16|
Përsëri e pyeti për të dytën herë: "Simon nga Jona, a më do ti mua?'. Iu përgjigj: "Po, Zot, ti e di se unë të dua'. Jezusi i tha: "Ki kujdes për delet e mia'.
-
17
|Juan 21:17|
E pyeti për të tretën herë: "Simon nga Jona, a më do ti mua?'. Pjetri u trishtua pse e pyeti për të tretën herë: "A më do ti mua?', dhe iu përgjigj: "Zot, ti di çdo gjë, ti di se unë të dua'. Jezusi i tha: "Kulloti delet e mia.
-
18
|Juan 21:18|
Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se, kur ti ishe i ri, e ngjeshje vetveten dhe shkoje ku të doje; po kur të jesh plak, do t´i shtrish duart dhe dikush tjetër do të të ngjeshë e do të të çojë atje ku ti nuk do të doje'.
-
19
|Juan 21:19|
I tha këto fjalë për të bërë të ditur se me ç´vdekje ai do ta përlëvdonte Perëndinë. Dhe, si i tha këto, i tha: "Ndiqmë'.
-
20
|Juan 21:20|
Dhe Pjetri u kthye dhe pa se po e ndiqte dishepulli, të cilin Jezusi e donte, ai që gjatë darkës ishte mbështetur mbi kraharorin e Jezusit dhe kishte pyetur: "Zot, kush është ai që po të tradhton?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13