-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 10:11|
Atëherë ai u tha atyre: "Ai që lë gruan e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën me të.
-
12
|Marcos 10:12|
Po ashtu, nëse gruaja lë burrin e vet dhe martohet me një tjetër, shkel kurorën.
-
13
|Marcos 10:13|
Atëherë i prunë disa fëmijë të vegjël që ai t´i prekte ata; por dishepujt i qortonin ata që i prunë.
-
14
|Marcos 10:14|
Kur Jezusi e pa këtë, i indinjuar, u tha atyre: "I lini fëmijët e vegjël të vijnë tek unë dhe mos i pengoni, sepse e tyre është mbretëria e Perëndisë.
-
15
|Marcos 10:15|
Në të vërtetë po ju them se kushdo që nuk e pranon mbretërinë e Perëndisë si një fëmijë i vogël, nuk do të hyjë në të'.
-
16
|Marcos 10:16|
Dhe, si i mori në krahë, i bekoi duke vënë duart mbi ta.
-
17
|Marcos 10:17|
Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: "Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?'.
-
18
|Marcos 10:18|
Dhe Jezusi i tha: "Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë.
-
19
|Marcos 10:19|
Ti i njeh urdhërimet: "Mos shkel kurorën. Mos vrit. Mos vidh. Mos bëj dëshmi të rreme. Mos mashtro. Ndero atin tënd dhe nënën tënde"'.
-
20
|Marcos 10:20|
Dhe ai, duke iu përgjigjur, i tha: "Mësues, të gjitha këto i kam zbatuar që në fëmijërinë time'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30