-
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Marcos 10:41|
Kur i dëgjuan këto, të dhjetë të tjerët filluan të indinjohen kundër Jakobit dhe Gjonit.
-
42
|Marcos 10:42|
Por Jezusi i thirri pranë vetes dhe tha: "Ju e dini që ata që konsiderohen sundues të kombeve i sundojnë ato dhe të mëdhenjtë e tyre ushtrojnë mbi to pushtetin e tyre;
-
43
|Marcos 10:43|
por kjo s´duhet të ndodhë midis jush; madje ai nga ju që do të dojë të bëhet i madh, do të jetë shërbëtori juaj;
-
44
|Marcos 10:44|
dhe kushdo nga ju që do të dojë të jetë i pari, do të jetë skllavi i të gjithëve.
-
45
|Marcos 10:45|
Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t´i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave'.
-
46
|Marcos 10:46|
Kështu arritën në Jeriko. Kur ai po dilte nga Jeriko me dishepujt e tij dhe me një turmë të madhe, biri i Timoteut, Bartimeu i verbër, ishte ulur gjatë rrugës dhe lypte.
-
47
|Marcos 10:47|
Kur dëgjoi se ai që po kalonte ishte Jezusi Nazareas, filloi të bërtasë dhe të thotë: "Jezus, Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!'.
-
48
|Marcos 10:48|
Shumë e qortonin që të heshte, por ai bërtiste edhe më fort: "Bir i Davidit, ki mëshirë për mua!'.
-
49
|Marcos 10:49|
Dhe Jezusi qëndroi dhe urdhëroi që ta thërrasin. Ata e thirrën, pra, të verbërin duke i thënë: "Merr zemër, çohu, ai po të thërret!'.
-
50
|Marcos 10:50|
Atëherë ai hodhi tej rrobën e tij, u ngrit dhe erdhi te Jezusi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30