-
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Marcos 13:11|
Tani, kur t´ju çojnë për t´ju dorëzuar në duart e tyre, mos u shqetësoni që më parë për atë që do të duhet të thoni dhe mos e paramendoni; por thoni çfarë t´ju jepet në atë çast, sepse nuk jeni ju që flisni, por Fryma e Shenjtë.
-
12
|Marcos 13:12|
Tani vëllai do të dorëzojë vëllanë në vdekje dhe ati birin; dhe bijtë do të çohen kundër prindërve dhe do t´i bëjnë të vdesin.
-
13
|Marcos 13:13|
Dhe ju do të jeni të urryer nga të gjithë për shkak të emrit tim; por ai që do të ngulmojë deri në fund, do të shpëtohet'.
-
14
|Marcos 13:14|
Dhe kur të shihni neverinë e shkatërrimit, të parathënë nga profeti Daniel, e cila qëndron atje ku nuk duhej të ishte (ai që lexon le ta kuptojë), atëherë ata që do të jenë në Jude, le të ikin maleve.
-
15
|Marcos 13:15|
Dhe ai që ndodhet mbi çatinë e shtëpisë, të mos zbresë, dhe as të hyjë në shtëpi për të marrë ndonjë gjë nga shtëpia e vet.
-
16
|Marcos 13:16|
Dhe ai që do të jetë në arë, të mos kthehet prapa për të marrë rrobën e vet.
-
17
|Marcos 13:17|
Tani mjerë gratë shtatzëna dhe ato me fëmijë në gji në ato ditë!
-
18
|Marcos 13:18|
Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër.
-
19
|Marcos 13:19|
Sepse në atë ditë do të jetë një mundim i madh, më i madhi që ka ndodhur që nga zanafilla e krijimit që kreu Perëndia deri më sot, dhe të tillë nuk do të ketë më kurrë.
-
20
|Marcos 13:20|
Dhe, nëse Zoti nuk do t´i kishte shkurtuar ato ditë, asnjë i gjallë nuk do të shpëtonte; por Zoti i shkurtoi ato ditë për shkak të të zgjedhurve, që ai i zgjodhi.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30