-
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Marcos 13:21|
Atëherë, nëse dikush do t´ju thotë: "Ja, Krishti është këtu!"; ose "Éshtë atje", mos e besoni.
-
22
|Marcos 13:22|
Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë dhe do të bëjnë shenja e çudi për të gënjyer, po të jetë e mundur, edhe të zgjedhurit.
-
23
|Marcos 13:23|
Por ju kini kujdes; ja, unë ju paralajmërova çdo gjë'.
-
24
|Marcos 13:24|
'Por në ato ditë, pas atij mundimi, dielli do të erret dhe hëna nuk do të japë shkëlqimin e vet;
-
25
|Marcos 13:25|
yjet e qiellit do të bien dhe fuqitë që janë në qiej do të lëkunden.
-
26
|Marcos 13:26|
Atëherë do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur në re, me pushtet të madh e me lavdi.
-
27
|Marcos 13:27|
Atëherë ai do të dërgojë engjëjt e vet dhe do t´i mbledhë të zgjedhurit e vet nga të katër erërat, nga skaji i tokës deri në skaj të qiellit.
-
28
|Marcos 13:28|
Tani mësoni nga shëmbëlltyra e fikut: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethe, ju e dini se vera është afër.
-
29
|Marcos 13:29|
Kështu edhe ju, kur do të shihni se po ndodhin këto gjëra, ta dini se ai është afër, madje te dera.
-
30
|Marcos 13:30|
Në të vërtetë po ju them se ky brez nuk do të kalojë, derisa e gjithë kjo të ketë ndodhur.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30