-
-
Bibla Shqiptare
-
-
29
|Marcos 6:29|
Kur dishepujt e Gjonit i dëgjuan këto, erdhën, morën trupin e tij dhe e vunë në varr.
-
30
|Marcos 6:30|
Tani apostujt u mblodhën tek Jezusi dhe i treguan të gjitha ato që kishin bërë dhe i kishin mësuar.
-
31
|Marcos 6:31|
Dhe ai u tha atyre: "Ejani veçmas në një vend të vetmuar dhe pushoni pak'. Sepse njerëzit që vinin dhe shkonin ishin aq shumë, sa s´u dilte koha as për të ngrënë.
-
32
|Marcos 6:32|
U nisën, pra, me një barkë drejt një vend të vetmuar e të mënjanuar.
-
33
|Marcos 6:33|
Porsa turma i pa që u nisën, dhe shumë veta e njohën; dhe nga të gjitha qytetet erdhën aty me këmbë dhe mbërritën përpara tyre; dhe u mblodhën rreth tij.
-
34
|Marcos 6:34|
Kur Jezusi doli nga barka, pa një turmë të madhe dhe iu dhimbs, sepse ishin si delet pa bari; dhe nisi t´u mësojë shumë gjëra.
-
35
|Marcos 6:35|
Duke qenë se u bë vonë, dishepujt e tij iu afruan dhe i thanë: "Ky vend është i shkretë, dhe tashmë është vonë.
-
36
|Marcos 6:36|
Lejoi këta njerëz që të shkojnë në fushat dhe në fshatrat rreth e qark që të blejnë bukë, se s´kanë gjë për të ngrënë'.
-
37
|Marcos 6:37|
Por ai, duke iu përgjigjur, u tha atyre: "U jepni ju të hanë!' Ata i thanë: "A duhet të shkojmë ne të blejmë për dyqind denarë bukë dhe t´u japim të hanë?'.
-
38
|Marcos 6:38|
Dhe ai u tha atyre: "Sa bukë keni? Shkoni e shikoni'. Ata, mbasi shikuan, thanë: "Pesë bukë e dy peshq'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 2 Reyes 4-5