-
-
Bibla Shqiptare
-
-
22
|Marcos 14:22|
Dhe, ndërsa ata po hanin, Jezusi mori buk, e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: "Merrni, hani; ky është trupi im'.
-
23
|Marcos 14:23|
Pastaj mori kupën, e falënderoi, ua dha atyre dhe të gjithë pinë prej saj.
-
24
|Marcos 14:24|
Atëherë u tha: "Ky është gjaku im, gjaku i besëlidhjes së re, që derdhet për shumë veta.
-
25
|Marcos 14:25|
Në të vërtetë unë po ju them se nuk do të pi më prej frytit të hardhisë deri në atë ditë kur do ta pi të ri në mbretërinë e Perëndisë'.
-
26
|Marcos 14:26|
Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën dhe u drejtuan nga mali i Ullinjve.
-
27
|Marcos 14:27|
Dhe Jezusi u tha atyre: Ju të gjithë do të skandalizoheni me mua sonte, sepse është shkruar: "Do ta godas Bariun dhe delet do të shpërndahen".
-
28
|Marcos 14:28|
Por, mbasi të ringjallem, unë do t´ju pararend në Galile'.
-
29
|Marcos 14:29|
Dhe Pjetri i tha: "Edhe sikur të gjithë të tjerët të skandalizohen me ty, unë nuk do të skandalizohem'.
-
30
|Marcos 14:30|
Dhe Jezusi i tha: "Unë po të them në të vërtetë se sot, pikërisht në këtë natë, para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë'.
-
31
|Marcos 14:31|
Por ai, duke ngulur këmbë më tepër, thoshte: "Edhe sikur të më duhet të vdes me ty, nuk do të të mohoj kurrë'. Të njëjtën gjë thoshnin edhe gjithë të tjerët.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 15-16