-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 10:1|
Pastaj Jezusi i thirri të dymbëdhjetë dishepujt e tij rreth vetes dhe u dha autoritet t´i dëbojnë frymërat e ndyra, dhe të shërojnë çdo sëmundje e çdo lëngatë.
-
2
|Mateo 10:2|
Dhe emrat e dymbëdhjetë apostujve janë këta: i pari Simoni, i quajtur Pjetër dhe Andrea, vëllai i tij; Jakobi i Zebedeut dhe Gjoni, vëllai i tij;
-
3
|Mateo 10:3|
Filipi dhe Bartolomeu; Thomai dhe Mateu tagrambledhësi, Jakobi i Alfeut dhe Lebeu, i mbiquajtur Tade;
-
4
|Mateo 10:4|
Simon Kananeasi dhe Judë Iskarioti, ai që më pas e tradhtoi.
-
5
|Mateo 10:5|
Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra: "Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve,
-
6
|Mateo 10:6|
por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.
-
7
|Mateo 10:7|
Shkoni dhe predikoni duke thënë: "Mbretëria e qiejve u afrua".
-
8
|Mateo 10:8|
Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni.
-
9
|Mateo 10:9|
Mos grumbulloni ar, as argjend as bakër në qesen tuaj,
-
10
|Mateo 10:10|
as trasta për udhë, as dy palë tunika, as sandale, as shkop, sepse punëtori është i denjë për ushqimin e vet.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16