-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 13:1|
Tani po atë ditë, Jezusi doli nga shtëpia dhe u ul në breg të detit.
-
2
|Mateo 13:2|
Turma të mëdha u mblodhën rreth tij kështu që ai hipi mbi një barkë dhe u ul; dhe gjithë populli rrinte në këmbë në breg.
-
3
|Mateo 13:3|
Dhe ai u paraqiti shumë gjëra në shëmbëlltyrë, duke thënë: "Ja, një mbjellës doli për të mbjellë.
-
4
|Mateo 13:4|
Ndërsa po mbillte, një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën.
-
5
|Mateo 13:5|
Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë, dhe mbiu shpejt sepse terreni nuk ishte i thellë;
-
6
|Mateo 13:6|
por kur doli dielli u fishk dhe u tha sepse s´kishte rrënjë.
-
7
|Mateo 13:7|
Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën.
-
8
|Mateo 13:8|
Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish.
-
9
|Mateo 13:9|
Kush ka vesh për të dëgjuar, le të dëgjojë!'.
-
10
|Mateo 13:10|
Atëherë dishepujt iu afruan dhe i thanë: "Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 22-24