-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 14:1|
Në atë kohë Herodi, tetrarku, mori vesh famën e Jezusit,
-
2
|Mateo 14:2|
dhe u tha shërbëtorëve të vet: "Ky është Gjon Pagëzori; ai u ngjall së vdekuri dhe prandaj fuqitë e mbinatyrshme veprojnë në të'.
-
3
|Mateo 14:3|
Herodi, në fakt, e kishte arrestuar Gjonin, i kishte hedhur prangat dhe e kishte futur në burg, për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.
-
4
|Mateo 14:4|
Sepse Gjoni i thoshte: "Nuk është e lejueshme të bashkëjetosh me të!'.
-
5
|Mateo 14:5|
Dhe, ndonëse donte ta vriste, Herodi kishte frikë nga populli që e konsideronte Gjonin profet.
-
6
|Mateo 14:6|
Kur po festohej ditëlindja e Herodit, e bija e Herodiadës vallëzoi përpara tij dhe i pëlqeu Herodit
-
7
|Mateo 14:7|
aq shumë, sa ai i premtoi asaj me betim se do t´i jepte çfarëdo që t´i kërkonte.
-
8
|Mateo 14:8|
Dhe ajo, e shtyrë nga e ëma, tha: "Ma jep këtu, mbi një pjatë, kokën e Gjon Pagëzorit'.
-
9
|Mateo 14:9|
Mbretit i erdhi keq, po për shkak të betimit dhe të ftuarve që ishin me të në tryezë, urdhëroi që t´ia japin.
-
10
|Mateo 14:10|
Kështu dërgoi dikë për t´i prerë kokën Gjon Pagëzorit në burg;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 5-8