-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 26:1|
Dhe ndodhi që, mbasi Jezusi i mbaroi të gjitha këto fjalime, u tha dishepujve të vet:
-
2
|Mateo 26:2|
'Ju e dini se pas dy ditësh janë Pashkët dhe Biri i njeriut do të dorëzohet për t´u kryqëzuar'.
-
3
|Mateo 26:3|
Atëherë krerët e priftërinjve, skribët dhe pleqtë e popullit u mblodhën në pallatin e kryepriftit që quhej Kajafa.
-
4
|Mateo 26:4|
Edhe bënin këshillë për ta zënë Jezusin me dredhi dhe ta vrasin;
-
5
|Mateo 26:5|
por thonin: "Jo gjatë festës, që të mos bëhet ndonjë trazirë në popull'.
-
6
|Mateo 26:6|
Tani, kur Jezusi ishte në Betani, në shtëpinë e lebrozit Simon,
-
7
|Mateo 26:7|
iu afrua një grua me një alabastër me vaj të parfumuar shumë të kushtueshëm, dhe ia derdhi mbi kokën e tij, kur ai po rrinte në tryezë.
-
8
|Mateo 26:8|
Kur e panë këtë gjë, dishepujt e tij u zemëruan dhe thanë: "Përse gjithë ky shpenzim i kotë?
-
9
|Mateo 26:9|
Ky vaj, në fakt, mund të shitej shumë shtrenjtë dhe paratë t´u jepeshin të varfërve'.
-
10
|Mateo 26:10|
Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: "Pse e shqetësoni këtë grua? Ajo kreu në fakt një vepër të mirë ndaj meje.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16