-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 3:1|
Tani në ato ditë erdhi Gjon Pagëzori, që predikonte në shkretëtirën e Judesë,
-
2
|Mateo 3:2|
dhe thoshte: "Pendohuni, sepse mbretëria e qiejve është afër!'
-
3
|Mateo 3:3|
Dhe në fakt për Gjonin kishte folur profeti Isaia kur tha: "Një zë i atij që bërtet në shkretëtirë: "Përgatitni udhën e Zotit, drejtoni shtigjet e tij"'.
-
4
|Mateo 3:4|
Tani Gjoni vet kishte veshur një rrobë prej leshi të devesë dhe një brez prej lëkure në bel; ai ushqehej me karkaleca dhe mjaltë të egër.
-
5
|Mateo 3:5|
Në atë kohë njerëzit e Jeruzalemit, nga gjithë Judeja dhe nga krahina e Jordanit rendnin tek ai,
-
6
|Mateo 3:6|
dhe pagëzoheshin nga ai, në Jordan duke rrëfyer mëkatet e tyre.
-
7
|Mateo 3:7|
Por ai, kur pa se shumë farisenj dhe saducenj po vinin për t´u pagëzuar tek ai, u tha atyre: "Pjellë nepërkash, kush ju ka mësuar t´i arratiseni zemërimit që po vjen?
-
8
|Mateo 3:8|
Jepni pra fryte të denja të pendesës!
-
9
|Mateo 3:9|
Dhe mos t´ju shkojë mendja të thoni me vete: "Ne kemi Abrahamin për atë"; sepse unë po ju them se Perëndia mund të nxjerrë bij të Abrahamit edhe prej këtyre gurëve.
-
10
|Mateo 3:10|
Dhe tashmë sëpata është në rrënjën e drurëve; çdo dru, pra, që nuk jep fryt të mirë, do të pritet dhe do të hidhet në zjarr.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 5-8