-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 11:1|
Mbasi Jezusi përfundoi dhënien e porosive të tij dymbëdhjetë dishepujve të vet, u largua nga ai vend, për të mësuar dhe për të predikuar në qytetet e tyre.
-
2
|Mateo 11:2|
Por Gjoni, që kishte dëgjuar në burg të flitej për veprat e Krishtit, dërgoi dy nga dishepujt e vet për t´i thënë:
-
3
|Mateo 11:3|
'A je ti ai që duhet të vijë, apo duhet të presim një tjetër?'
-
4
|Mateo 11:4|
Dhe Jezusi, duke u përgjigjur, u tha atyre: "Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjërat që dëgjoni dhe shikoni:
-
5
|Mateo 11:5|
Të verbërit po shohin, të çalët po ecin, lebrozët janë pastruar dhe të shurdhërit po dëgjojnë; të vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet të varfërve.
-
6
|Mateo 11:6|
Lum ai që nuk do të skandalizohet nga unë!'.
-
7
|Mateo 11:7|
Dhe kur ata po largoheshin, Jezusi nisi t´u thotë turmave për Gjonin: "Çfarë keni dalë të shikoni në shkretëtirë? Kallamin që e tund era?
-
8
|Mateo 11:8|
Por çfarë keni dalë të shikoni? Njeriun e mbështjellur me rroba të buta? Ja, ata që veshin rroba të buta banojnë në pallatet mbretërore.
-
9
|Mateo 11:9|
Atëherë, pra, ç´dolët të shikoni? Një profet? Po, ju them: ai është më shumë se një profet.
-
10
|Mateo 11:10|
Sepse ky është ai për të cilin është shkruar: "Ja, unë po dërgoj lajmëtarin tim para fytyrës sate; ai do ta bëjë gati rrugën tënde para teje".
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 15-16