-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Mateo 11:11|
Në të vërtetë po ju them: ndër ata që janë lindur prej gruas nuk ka dalë kurrë ndonjë më i madh se Gjon Pagëzori; por më i vogli në mbretërinë e qiejve është më i madh se ai.
-
12
|Mateo 11:12|
Dhe qysh nga ditët e Gjon Pagëzorit e deri tash mbretëria e qiejve po pëson dhunë dhe të dhunshmit e grabitën.
-
13
|Mateo 11:13|
Sepse të gjithë profetët dhe ligji kanë profetizuar deri te Gjoni.
-
14
|Mateo 11:14|
Dhe, në daçi ta pranoni, ai është Elia, që duhej të vijë.
-
15
|Mateo 11:15|
Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!
-
16
|Mateo 11:16|
Por me kë ta krahasoj këtë brez? Ai u ngjan fëmijëve që rrinë në sheshe dhe u drejtohen shokëve të tyre
-
17
|Mateo 11:17|
duke thënë: "Ne i kemi rënë fyellit për ju dhe ju nuk kërcyet; nisëm vajin dhe ju nuk u brengosët".
-
18
|Mateo 11:18|
Pra, erdhi Gjoni që as hante, as pinte, dhe ata thonë: "Ai ka një demon".
-
19
|Mateo 11:19|
Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi dhe ata thonë: "Ja një grykës dhe një pijanec, miku i tagrambledhësve dhe i mëkatarëve". Por dituria është justifikuar nga bijtë e vet'.
-
20
|Mateo 11:20|
Atëherë ai nisi t´i qortojë ato qytete, ku ishte kryer pjesa më e madhe e veprave të fuqishme të tij, sepse ato nuk ishin penduar duke thënë:
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Reyes 20-21