-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 6:1|
'Mos e jepni lëmoshën tuaj para njerëzve, me qëllim që ata t´ju admirojnë; përndryshe nuk do të shpërbleheni te Ati juaj, që është në qiej.
-
2
|Mateo 6:2|
Kur do të japësh lëmoshë, pra, mos i bjer borisë para teje, ashtu siç bëjnë hipokritët në sinagoga dhe në rrugët, për të qenë të nderuar nga njerëzit; në të vërtetë ju them, se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
-
3
|Mateo 6:3|
Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç´bën e djathta,
-
4
|Mateo 6:4|
që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas.
-
5
|Mateo 6:5|
Dhe kur ti lutesh, mos u bëj si hipokritët, sepse atyre u pëlqen të luten në këmbë në sinagoga dhe në sheshet e rrugëve, në mënyrë që njerëzit t´i shohin; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre.
-
6
|Mateo 6:6|
Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht.
-
7
|Mateo 6:7|
Por kur ju luteni, mos përdorni përsëritje të kota siç bëjnë paganët, sepse ata mendojnë se do t´u plotësohet lutja se kanë përdorur shumë fjalë.
-
8
|Mateo 6:8|
Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t´i kërkoni.
-
9
|Mateo 6:9|
Ju, pra, lutuni kështu: "Ati ynë që je në qiej, u shenjtëroftë emri yt.
-
10
|Mateo 6:10|
Ardhtë mbretëria jote. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 1-3