-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 9:1|
Dhe ai, pasi hipi në barkë, kaloi në bregun tjetër dhe erdhi në qytetin e vet.
-
2
|Mateo 9:2|
Dhe ja, iu paraqit një paralitik i shtrirë në vig; dhe Jezusi, kur pa besimin që kishin ata, i tha paralitikut: "Merr zemër, o bir, mëkatet e tua të janë falur!'
-
3
|Mateo 9:3|
Atëherë disa skribë thanë me vete: "Ky po blasfemon!'.
-
4
|Mateo 9:4|
Por Jezusi, duke njohur mendimet e tyre, tha: "Pse mendoni gjëra të mbrapështa në zemrat tuaja?
-
5
|Mateo 9:5|
Në fakt, ç´është më e lehtë, të thuash: "Mëkatet e tua të janë falur", apo: "Çohu dhe ec"?
-
6
|Mateo 9:6|
Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet: Çohu (i tha paralitikut), merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde'.
-
7
|Mateo 9:7|
Dhe ai u çua dhe shkoi në shtëpinë e vet.
-
8
|Mateo 9:8|
Turmat, kur e panë këtë, u çuditën dhe lëvdonin Perëndinë, që u kishte dhënë pushtet të tillë njerëzve.
-
9
|Mateo 9:9|
Pastaj Jezusi, duke shkuar tutje, pa një burrë që rrinte në doganë, i quajtur Mate, dhe i tha: "Ndiqmë!'. Dhe ai u çua dhe e ndoqi.
-
10
|Mateo 9:10|
Dhe ndodhi që, kur Jezusi u ul në tryezë në shtëpi, erdhën shumë tagrambledhës dhe mëkatarë dhe u ulën në tryezë bashkë me të dhe me dishepujt e tij.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 5-8