-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Mateo 9:21|
Sepse thoshte me vete: "Po të prek vetëm rroben e tij, do të shërohem'.
-
22
|Mateo 9:22|
Jezusi u kthye, e pa dhe tha: "Merr zemër, o bijë; besimi yt të ka shëruar'. Dhe që në atë çast gruaja u shërua.
-
23
|Mateo 9:23|
Kur Jezusi arriti në shtëpinë e kryetarit të sinagogës dhe pa fyelltarët dhe turmën që zhurmonte,
-
24
|Mateo 9:24|
u tha atyre: "Largohuni, sepse vajza nuk ka vdekur, por fle'. Dhe ata e përqeshnin.
-
25
|Mateo 9:25|
Pastaj, kur turmën e nxorën jashtë, ai hyri, e zuri për dore vajzën dhe ajo u ngrit.
-
26
|Mateo 9:26|
Fama e kësaj u përhap në mbarë atë vend.
-
27
|Mateo 9:27|
Dhe ndërsa Jezusi po largohej prej andej, dy të verbër e ndiqnin duke bërtitur dhe duke thënë: "Ki mëshirë për ne, Bir i Davidit!'.
-
28
|Mateo 9:28|
Kur arriti në shtëpi, të verbërit iu afruan dhe Jezusi u tha atyre: "A besoni ju se unë mund ta bëj këtë gjë?'. Ata iu përgjigjën: "Po, o Zot'.
-
29
|Mateo 9:29|
Atëherë ai ua preku sytë, duke thënë: "U bëftë sipas besimit tuaj'.
-
30
|Mateo 9:30|
Dhe atyre iu hapën sytë. Pastaj Jezusi i urdhëroi rreptësisht duke thënë: "Ruhuni se mos e merr vesh njeri'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Jueces 1-3