-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 25:1|
'Atëherë mbretëria e qiejve do t´u ngjajë dhjetë virgjëreshave, të cilat i morën llampat e tyre, dhe i dolën para dhëndrit.
-
2
|Mateo 25:2|
Tani pesë nga ato ishin të mençura dhe pesë budallaçka.
-
3
|Mateo 25:3|
Budallaçkat, kur morën llampat e tyre, nuk morën me vet vajin;
-
4
|Mateo 25:4|
kurse të mençurat, bashkë me llampat, morën edhe vajin në enët e tyre.
-
5
|Mateo 25:5|
Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.
-
6
|Mateo 25:6|
Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".
-
7
|Mateo 25:7|
Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llampat e tyre.
-
8
|Mateo 25:8|
Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken".
-
9
|Mateo 25:9|
Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".
-
10
|Mateo 25:10|
Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 25-27