-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Mateo 25:31|
'Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet.
-
32
|Mateo 25:32|
Dhe të gjithë kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njërin nga tjetri ashtu si i ndan bariu delet nga cjeptë.
-
33
|Mateo 25:33|
Dhe delet do t´i vërë në të djathtën e tij dhe cjeptë në të majtën.
-
34
|Mateo 25:34|
Atëherë Mbreti do t´u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: "Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.
-
35
|Mateo 25:35|
Sepse pata uri dhe më dhatë për të ngrënë, pata etje dhe më dhatë për të pirë; isha i huaj dhe më pritët,
-
36
|Mateo 25:36|
isha i zhveshur dhe më veshët, isha i sëmurë dhe ju më vizitonit, isha në burg dhe erdhët tek unë".
-
37
|Mateo 25:37|
Atëherë të drejtët do t´i përgjigjen duke thënë: "Zot, kur të pamë të uritur dhe të dhamë për të ngrënë; ose të etur dhe të dhamë për të pirë?
-
38
|Mateo 25:38|
Dhe kur të pamë të huaj dhe të pritëm ose të zhveshur dhe të veshëm?
-
39
|Mateo 25:39|
Dhe kur të pamë të lënguar ose në burg dhe erdhëm te ti?".
-
40
|Mateo 25:40|
Dhe Mbreti duke iu përgjigjur do t´u thotë: "Në të vërt etë po ju them: sa herë ia keni bërë këtë ndonjërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, këtë ma bëtë mua.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Números 28-30