-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 24:1|
Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t´i treguar ndërtesat e tempullit.
-
2
|Mateo 24:2|
Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet'.
-
3
|Mateo 24:3|
Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: "Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?'.
-
4
|Mateo 24:4|
Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: "Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!
-
5
|Mateo 24:5|
Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: "Unë jam Krishti" dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.
-
6
|Mateo 24:6|
Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin, por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.
-
7
|Mateo 24:7|
Do të ngrihet, pra, popull kundër populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe tërmete në vende të ndryshme.
-
8
|Mateo 24:8|
Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.
-
9
|Mateo 24:9|
Atëherë do t´ju dorëzojnë në mundime dhe do t´ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t´ju urrejnë për shkak të emrit tim.
-
10
|Mateo 24:10|
Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13