-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
11
|Mateo 24:11|
Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.
-
12
|Mateo 24:12|
Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t´i ftohet dashuria;
-
13
|Mateo 24:13|
por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.
-
14
|Mateo 24:14|
Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi'.
-
15
|Mateo 24:15|
'Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Daniel, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),
-
16
|Mateo 24:16|
atëherë ata që janë në Jude, le të ikin ndër male.
-
17
|Mateo 24:17|
Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;
-
18
|Mateo 24:18|
dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.
-
19
|Mateo 24:19|
Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t´u japin gji fëmijëve në ato ditë!
-
20
|Mateo 24:20|
Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13