-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 18:1|
Në atë orë dishepujt iu afruan Jezusit dhe e pyetën: "Kush është, pra, më i madhi në mbretërinë e qiejve?'.
-
2
|Mateo 18:2|
Dhe Jezusi, pasi thirri një fëmijë të vogël pranë vetes, e vuri në mes tyre
-
3
|Mateo 18:3|
dhe tha: "Në të vërtetë po ju them: në qoftë se nuk ktheheni dhe nuk bëheni si fëmijët e vegjël, ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve.
-
4
|Mateo 18:4|
Kush, pra, do të përulet si ky fëmijë i vogël, do të jetë më i madhi në mbretërinë e qiejve.
-
5
|Mateo 18:5|
Dhe kushdo që e pranon një fëmijë të vogël si ky në emrin tim, më pranon mua.
-
6
|Mateo 18:6|
Por ai që do të skandalizojë një prej këtyre të vegjëlve që besojnë tek unë, do të jetë më mirë për atë t´i varet në qafë një gur mulliri (që e sjell rrotull gomari) dhe të zhytet në thellësi të detit.
-
7
|Mateo 18:7|
Mjerë bota për skandalet! Sepse është nevojshëm të vijnë skandalët, por mjerë ai njeri për faj të të cilit do të vijë skandali!
-
8
|Mateo 18:8|
Tani në qoftë se dora jote ose këmba jote të skandalizohet për mëkat, preje dhe flake nga vetja; është më mirë për ty të hysh në jetë dorëcung ose i çalë, se sa të kesh dy duar dhe dy këmbë dhe të hidhesh në zjarr të përjetshëm.
-
9
|Mateo 18:9|
Po ashtu, në qoftë se syri yt të skandalizohet për mëkat, nxirre dhe hidhe larg teje; është më mirë për ty të hysh në jetë vetëm me një sy se sa t´i kesh të dy dhe të të hedhin në Gehena të zjarrit.
-
10
|Mateo 18:10|
Ruhuni se përbuzni ndonjë nga këta të vegjël, sepse unë po ju them se engjëjt e tyre në qiej shohin vazhdimisht fytyrën e Atit tim, që është në qiej.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4