-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Mateo 18:21|
Atëherë Pjetri iu afrua dhe tha: "Zot, në se vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë?'.
-
22
|Mateo 18:22|
Jezusi i tha: "Unë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë.
-
23
|Mateo 18:23|
Prandaj mbretëria e qiejve i ngjan një mbreti që deshi të bënte llogaritë me shërbëtorët e vet.
-
24
|Mateo 18:24|
Mbasi filloi t´i bëjë llogaritë, i sollën një që i detyrohej dhjetë mijë talenta.
-
25
|Mateo 18:25|
Dhe, duke qenë se ky nuk kishte të paguante, zotëria e tij urdhëroi që të shitej ai me gruan e tij, bijtë e tij dhe gjithë ç´kishte, dhe të shlyejë detyrimin.
-
26
|Mateo 18:26|
Atëherë ai shërbëtor i ra ndër këmbë e i lutej duke thënë: "Zot, ki durim me mua dhe unë do t´i paguaj të gjitha".
-
27
|Mateo 18:27|
I shtyrë nga dhembshuria, zotëria e atij shërbëtori e la të lirë atë dhe ia fali detyrimin.
-
28
|Mateo 18:28|
Por ai shërbëtor, si doli, takoi një nga shërbëtorët e tjerë, që i detyrohej njëqind denarë; dhe, mbasi e zuri për fyti, po e mbyste duke thënë: "Më paguaj detyrimin që më ke".
-
29
|Mateo 18:29|
Atëherë shërbëtori shok i tij, i ra ndër këmbë dhe iu lut duke thënë: "Ki durim me mua, dhe do t´i paguaj të gjitha".
-
30
|Mateo 18:30|
Por ai nuk deshi, madje shkoi dhe e futi në burg deri sa ai ta shlyente detyrimin.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13