-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
1
|Mateo 28:1|
Tani në fund të së shtunave, kur po zbardhte dita e parë e javës, Maria Magdalena dhe Maria tjetër shkuan për të parë varrin.
-
2
|Mateo 28:2|
Dhe ja, ra një tërmet i madh, sepse një engjëll i Zotit zbriti nga qielli, erdhi dhe e rrokullisi gurin nga hyrja e varrit dhe u ul mbi të.
-
3
|Mateo 28:3|
Pamja e tij ishte si vetëtima dhe veshja e tij e bardhë si bora.
-
4
|Mateo 28:4|
Dhe nga frika e tij, rojet u drodhën dhe mbetën si të vdekur;
-
5
|Mateo 28:5|
por engjëlli, duke iu drejtuar grave, u tha atyre: "Mos kini frikë, sepse unë e di se ju kërkoni Jezusin, që u kryqëzua.
-
6
|Mateo 28:6|
Ai nuk është këtu, sepse u ringjall, sikurse kishte thënë; ejani, shikoni vendin ku qe vënë Zoti.
-
7
|Mateo 28:7|
Shkoni shpejt t´u thoni dishepujve të tij se ai u ringjall së vdekuri; dhe ja, po shkon përpara jush në Galile; atje do ta shihni; ja, jua thashë'.
-
8
|Mateo 28:8|
Ato, pra, u larguan me të shpejtë nga varri me frikë dhe me gëzim të madh; dhe rendën ta çojnë lajmin te dishepujt e tij.
-
9
|Mateo 28:9|
Dhe, ndërsa po shkonin për t´u thënë dishepujve, ja Jezusi u doli përpara dhe tha: "Tungjatjeta!'. Atëherë ato u afruan, i rrokën këmbët dhe e adhuruan.
-
10
|Mateo 28:10|
Atëherë Jezusi u tha atyre: "Mos kini frikë, shkoni të lajmëroni vëllezërit e mi që të shkojnë në Galile dhe atje do të më shohin'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 1-4