-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Mateo 24:41|
dy gra do të bluajnë në mulli, një do të merret dhe tjetra do të lihet.
-
42
|Mateo 24:42|
Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini në cilën orë do të vijë Zoti juaj.
-
43
|Mateo 24:43|
Por dijeni këtë, se ta dinte i zoti i shtëpisë në çfarë orë të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të lejonte t´i shpërthehej shtëpia.
-
44
|Mateo 24:44|
Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni'.
-
45
|Mateo 24:45|
'Cili është, pra, ai shërbëtor besnik dhe i mençur, që zotëria e tij e caktoi përmbi shtëpiarët e vet, për t´u dhënë atyre ushqimin në kohën e duhur?
-
46
|Mateo 24:46|
Lum ai shërbëtor që, kur të kthehet zotëria e tij, e gjen duke bërë kështu.
-
47
|Mateo 24:47|
Në të vërtetë po ju them se ai do t´ia besojë administrimin e gjithë pasurisë së vet.
-
48
|Mateo 24:48|
Por, në qoftë se ky shërbëtor i mbrapshtë, thotë në zemër të vet: "Zotëria ime vonon të vijë",
-
49
|Mateo 24:49|
dhe fillon t´i rrahë shokët e vet dhe të hajë e të pijë me pijanecët;
-
50
|Mateo 24:50|
zotëria e këtij shërbëtori do të vijë në atë ditë kur ai nuk e pret dhe në atë orë kur ai nuk e di;
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer 1 Corintios 11-13