-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
31
|Mateo 9:31|
Por ata, sapo dolën, e përhapën famën e tij në mbarë atë vend.
-
32
|Mateo 9:32|
Dhe, kur ata po dilnin, i paraqitën një burrë memec dhe të demonizuar.
-
33
|Mateo 9:33|
Dhe, mbasi e dëboi demonin, memeci foli dhe turmat u çuditën dhe thanë: "Nuk është parë kurrë një gjë e tillë në Izrael'.
-
34
|Mateo 9:34|
Por farisenjtë thonin: "Ai i dëbon demonët me ndihmën e princit të demonëve!'.
-
35
|Mateo 9:35|
Dhe Jezusi kalonte nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat, duke i mësuar në sinagogat e tyre, duke predikuar ungjillin e mbretërisë dhe duke shëruar çdo sëmundje e çdo lëngatë në popull.
-
36
|Mateo 9:36|
Duke parë turmat, kishte dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë si delet pa bari.
-
37
|Mateo 9:37|
Atëherë ai u tha dishepujve të vet: "E korra është me të vërtetë e madhe, por punëtorët janë pak.
-
38
|Mateo 9:38|
Lutjuni, pra, Zotit të të korrave, të dërgojë punëtorë në të korrat e tij'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40