-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
21
|Mateo 14:21|
Dhe ata që hëngrën ishin rreth pesë mijë burra, pa i numëruar gratë dhe fëmijët.
-
22
|Mateo 14:22|
Fill pas kësaj Jezusi i detyroi dishepujt e vet të hyjnë në barkë dhe t´i prijnë në bregun tjetër, deri sa ai t´i lëshojë turmat.
-
23
|Mateo 14:23|
Mbasi i nisi ato, u ngjit vetëm mbi mal për t´u lutur. Dhe kur u ngrys ai gjëndej aty, i vetëm fare.
-
24
|Mateo 14:24|
Ndërkaq barka ndodhej në mes të detit; dhe përplasej nga valët sepse era i ishte e kundërt.
-
25
|Mateo 14:25|
Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det.
-
26
|Mateo 14:26|
Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: "Éshtë një fantazmë!'. Dhe filluan të bërtasin nga frika;
-
27
|Mateo 14:27|
por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: "Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!'.
-
28
|Mateo 14:28|
Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: "Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra'.
-
29
|Mateo 14:29|
Ai tha: "Eja!'. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi.
-
30
|Mateo 14:30|
Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: "O Zot, shpëtomë!'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Éxodo 39-40