-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
41
|Mateo 13:41|
Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e vet dhe ata do të mbledhin nga mbretëria e tij gjithë skandalet dhe ata që bëjnë paudhësi,
-
42
|Mateo 13:42|
dhe do t´i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh.
-
43
|Mateo 13:43|
Atëherë të drejtit do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, të dëgjojë!'.
-
44
|Mateo 13:44|
'Përsëri, mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë.
-
45
|Mateo 13:45|
Akoma mbretëria e qiejve i ngjan një tregtari që shkon të kërkojë margaritarë të bukur.
-
46
|Mateo 13:46|
Dhe, kur gjen një margaritar me vlerë të madhe, shkon dhe shet gjithçka që ka dhe e blen.
-
47
|Mateo 13:47|
Mbretëria e qiejve i ngjan gjithashtu një rrjete të hedhur në det, që mbledh gjithfarë lloje gjërash.
-
48
|Mateo 13:48|
Kur ajo është mbushur, peshkatarët e nxjerrin atë në breg, ulen dhe mbledhin në kosha ç´është e mirë, por i hedhin ata që nuk janë të mirë.
-
49
|Mateo 13:49|
Kështu do të ndodhë në mbarimin e botës; do të vijnë engjëjt dhe do t´i ndajnë të mbrapshtit nga të drejtët;
-
50
|Mateo 13:50|
dhe do t´i hedhin në furrën e zjarrit. Atje do të ketë qarje dhe kërcëllim dhëmbësh'.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 22-24