-
Leer por capítulos:
-
Bibla Shqiptare
-
-
51
|Mateo 13:51|
Jezusi u tha atyre: "A i kuptuat të gjitha këto?'. Ata i thanë: "Po, Zot'.
-
52
|Mateo 13:52|
Dhe ai u tha atyre: "Prandaj çdo skrib, që është mësuar për mbretërinë e qiejve i ngjan një padroni shtëpie që nxjerr jashtë nga thesari i vet gjërat e reja dhe të vjetra'.
-
53
|Mateo 13:53|
Tani kur Jezusi i kishte mbaruar këto shëmbëlltyra, u largua që andej.
-
54
|Mateo 13:54|
Dhe, pasi erdhi në vendlindjen e tij, i mësonte ata në sinagogën e tyre, kështu që ata, habiteshin dhe thonin: "Nga i erdhën këtij kjo dituri dhe këto vepra të pushtetshme?
-
55
|Mateo 13:55|
A nuk është ky i biri i marangozit? Nuk quhet nëna e tij Mari, dhe vëllezërit e tij Jakob, Iose, Simon dhe Juda?
-
56
|Mateo 13:56|
Dhe motrat e tij nuk janë të gjitha ndër ne? Atëherë nga i erdhën këtij të gjitha këto?'.
-
57
|Mateo 13:57|
Dhe skandalizoheshin me të. Por Jezusi u tha atyre: "Asnjë profet nuk përçmohet, veçse në vendlindjen e vet dhe në shtëpinë e vet'.
-
58
|Mateo 13:58|
Dhe, për shkak të mosbesimit të tyre, ai nuk bëri aty shumë vepra të pushtetshme.
-
-
Sugerencias
Haga clic para leer Josué 22-24